Botë

Marina amerikane shpëton dy peshkatarë që kishin ngecur në det për tetë ditë

Marina e SHBA-së ka shpëtuar dy peshkatarë iranianë që kishin mbetur të bllokuar në Gjirin e Omanit për tetë ditë, raporton “The Sun”.

Peshkatarët u shpëtuan nga USNS Charles Drew dhe atyre iu dha kujdesi mjekësor, ushqim dhe ujë.

Anëtarët e koalicionit ndërkombëtar detar kanë marrë thirrjen, që çoi te shpëtimi i peshkatarëve.

Ata u dërguan te rojat bregdetare të Omanit në afërsi të Muscatit të dielën, ndërsa raportohet se janë në shëndet të mirë.

Mediumet iraniane nuk kanë raportuar për këtë çështje.