Botë

Policia holandeze arreston një çift që iku nga karantina

Foto: AP
 

Policia holandeze ka arrestuar një çift që ka ikur nga hoteli ku po qëndronte në karantinë shkaku i COVID-19, raporton BBC.

Arrestimet janë bërë në aeroplan në aeroportin Schiphol në Amsterdam, para se aeroplani të nisej për në Spanjë të dielën.