Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Von der Leyen: BE-ja duhet të përgatitet për variantin e ri Omicron

Bashkimi Evropian duhet t'i blejë vetes kohë për të vlerësuar plotësisht implikimet e llojit të ri të koronavirusit omicron, dhe për t'u përgatitur duke rritur shkallën e vaksinimit, tha sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Omicron, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut, tani është shfaqur në vendet e BE-së - Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Itali dhe Holandë, si dhe në Australi, Botsvanë, Britani të Madhe, Hong Kong dhe Izrael.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Von der Leyen tha gjatë vizitës së saj në Letoni se ajo e merr variantin e ri shumë seriozisht, përcjell Reuters.

“Ne e dimë se jemi në një garë me kohën dhe shkencëtarët dhe prodhuesit e vaksinave kanë dy deri në tre javë për të marrë një pamje të plotë të fuqisë së mutacioneve të omicronit”, tha von der Leyen.

Ajo tha se periudha e ardhshme duhet të përdoret për masa paraprake, para së gjithash për të rritur shkallën e vaksinimit, por edhe për të dhënë sa më shumë doza përforcuese.

“E rëndësishme është që të shpresojmë për më të mirën, por ne po përgatitemi për më të keqen. Prioriteti më i lartë për momentin është distanca sociale, reduktimi i kontakteve dhe sa më shumë vaksinimi dhe doza përforcuese”, theksoi von der Leyen.