Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 19 persona të vdekur nga koronavirusi, derisa nga 2.547 testime të kryera, 333 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 309 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 199.064.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur nga koronavirusi 7.547 persona, derisa pozitivë kanë rezultuar 215.009 të tjerë.
Numri i rasteve aktive është 8.398.