Botë

Dy të vdekur në Britani si pasojë e erërave të forta

Foto: Daily Mirror
 

Dy burra kanë vdekur nga rrëzimi i pemëve pasi stuhia Arëen goditi disa pjesë të Britanisë së Madhe me erëra të forta, shi dhe borë.

Një mësues në Irlandën e Veriut vdiq pasi një pemë ra në makinën e tij dhe një burrë tjetër u godit nga një pemë që binte në Cumbria. Në Skoci, 80,000 njerëz humbën energjinë.