Eshtrat e të paktën 10 personave janë gjetur në Vukovar të Kroacisë, saktësisht në rrugën Paçetin-Bobota. Ministri kroat i Mbrojtjes, Tomo Medved, deklaroi se eshtrat thuhet se janë të luftës së fundit, derisa kërkime në këtë lokacion janë bërë tash e një muaj, raportojnë mediat kroate.
"Pas identifikimit të 10 personave, familjet do të jenë të qeta dhe eshtrat e të dashurve të tyre do të kenë një vend ku do të ndizen qirinj", deklaroi ministri Medved.
Kroacia ende është në kërkim të 1.853 personave të zhdukur gjatë luftës. Vetëm në qarkun Vukovar-Srijem janë rreth 520 të zhdukur.