Botë

Shkencëtarët paralajmërojnë për një variant të ri të COVID-19, me më shumë mutacione

 

Shkencëtarët kanë thënë se një varianti i ri i COVID-19 i cili bart “një numër jashtëzakonisht të lartë” të mutacionesh, mund të nxisë valë të mëtejshme sëmundjesh duke shmangur mbrojtjen e trupit.

Vetëm 10 raste në tri vende janë konfirmuar nga sekuenca gjenomike, por varianti ka ngjallur shqetësim serioz midis disa studiuesve, sepse një numër i mutacioneve mund të ndihmojnë virusin ta shmangë imunitetin.