Botë

Zjarr në një minierë thëngjilli në Siberi, së paku 11 të vdekur

Foto: AP
 

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 43 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të shkaktuar nga një zjarr që është përhapur brenda një miniere thëngjilli në rajonin Kemerovo të Siberisë, kanë thënë autoritetet.

Vendndodhja e disa minatorëve tjerë nuk dihet ende, ndërkohë që qindra minatorë tjerë tashmë janë evakuuar nga miniera, ka thënë Ministria për Emergjenca.