Botë

A po e nxit Kremlini krizën energjetike të Evropës

 

Situata e paprecedentë e energjisë në Evropë do të përkeqësohet gjatë këtij dimri në hemisferën veriore, duke rritur gjasat e racionimit të energjisë dhe ndërprerjes së punës së termocentraleve, paralajmërojnë analistët e kësaj industrie.

Me rritjen e çmimeve të gazit natyror, që i ka bërë prodhuesit dhe familjet të përballen me fatura në rritje, disa janë të shqetësuar se sistemi i integruar energjetik i Bashkimit Evropian mund të kolapsojë, me shtetet anëtare të bllokut që mundohen të mbajnë për vete sasinë e furnizimeve që kanë, duke shkaktuar një tjetër grindje të shëmtuar politike brenda BE-së.