Botë

Rritet interesimi për vaksinim në Austri

Qendra më e madhe e vaksinimit në Austri është përballur me numër të madh të njerëzve, që prisnin për t’u vaksinuar qëkur Qeveria e bëri obligues vaksinimin dhe i ashpërsoi masat.

Numri ditor i vaksinimit është ngritur nga 1 mijë para dy javësh, në 12 mijë gjatë kësaj jave.

Teksa numri i njerëzve që kanë marrë dozën e parë është ngritur deri në 15 për qind, shumica e atyre që po prisnin në Qendrën e Vaksinimit në Vjenë, do të merrnin dozën e tretë. Udhëheqësit e procesit të vaksinimit në këtë qendër kanë thënë se numri i madh i njerëzve që po prisnin për dozën e tretë është krijuar për shkak të kufizimit të kohës për të siguruar certifikatën e vaksinimit.

Analistët politikë kanë thënë se Qeveria austriake nuk njoftoi siç duhet për rëndësinë e vaksinimit në fazat e hershme. Austriakët nuk e morën me seriozitet fushatën e vaksinimit kur ish-kancelari Sebastian Kurz deklaroi përfundimin e pandemisë gjatë verës. Kurz dha dorëheqje pas akuzave për korrupsion dhe u zëvendësua nga ministri i tij i Punëve të Jashtme, Alexander Schallenberg, i cili mori vendim për izolimin e të pavaksinuarve. Vendimi i tij më i ashpër ishte vaksinimi obligues duke filluar nga 1 shkurti i vitit 2022.