Botë

Fëmijët po e vuajnë krizën e Libanit

 

Kriza e rëndë, që ka pllakosur Libanin, e ka përkeqësuar jashtëzakonisht shumë gjendjen e fëmijëve, vlerësohet në një raport të Kombeve të Bashkuara.

Varfëria e madhe po godet më së shumti shtresat më të ndjeshme, si të miturit. OKB-ja ka alarmuar për fëmijë që janë shtrirë në spitale për shkak të kequshqyerjes.