“Është e turpshme, e dimë, por jemi të detyruar. Çfarë mund të bëjmë tjetër?” – thotë Omari për rritjen e lulëkuqes, duke qëndruar disa metra larg vendit ku Hamidi po i hidhte shegët e thara. "Të gjithë po i presin pemët”
Edhe pemët e shegës së Abdul Hamidit u dëmtuan nga thatësia. Lumi pothuajse u shterua dhe toka po e pëson shkaku i thatësisë së madhe. Nuk kishte më asnjë përfitim nga frutat që e bënë distriktin e tij në Afganistanin jugor kaq të njohur për diçka tjetër, përveç luftës.
Kështu, këtë muaj, me duart e veta Hamidi filloi t’i shkatërronin rreth 800 pemët e shegës në lagjen “Arghandab” të Kandaharit. Ai shikonte se si pemishtja shekullore, e kultivuar për breza nga familja e tij, u shndërrua në një varrezë trungjesh të përdredhura, frutash të hedhura dhe dheut të grimcuar, nis shkrimin gazeta “New York Times”.
Afganistani, i cili nga gushti ra në duar të talebanëve, po përballet me krizë të madhe humanitare. Për gjendjen e rënduar kanë alarmuar edhe Kombet e Bashkuara. Shtetet perëndimore janë zotuar se do ta ndihmojnë Afganistanin pas tërheqjes së shpejtë të trupave amerikane, por qytetarët afganë thonë se mezi po ia dalin të sigurojnë ushqimin e gojës për fëmijët e tyre.
Pa ujë s’ka prodhim
"Nuk ka ujë, nuk ka prodhime të mira", thotë Hamidi, 80 vjeç. Mungesa e shiut dhe pakësimi i ujit të puseve e kishin bërë gati të pamundur ujitjen e pemëve gjatë gjithë vitit, duke lënë pjesë të të korrave të këtij viti të djegura nga dehidratimi. Fushata ushtarake e talebanëve gjatë vitit të kaluar nuk ndihmoi.
Hamidi dhe shumë fermerë të tjerë afganë në distrikt po marrin vendimin për të shkatërruar të gjitha kopshtet për të fituar të ardhura pas një serie sezonesh shkatërruese korrjesh, raporton gazeta njujorkeze në një artikull të gjatë për vështirësitë e bujqve afganë.
“Thatësia, vështirësitë financiare dhe mbyllja e paparashikueshme e kufijve në fund të luftës i kanë shtyrë ata të përpiqen për sigurinë e motorit më të besueshëm ekonomik të rajonit: rritjen e lulëkuqes së opiumit”, shkruan “New York Times”.
Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, Afganistani ka prodhimin më të madh në botë të opiumit.
“Por ajo që po ndodh në Arghandab dhe gjetkë në Afganistan, në mes të një kolapsi të tmerrshëm ekonomik që ka çuar në një krizë mbarëkombëtare të parave, mund të ketë pasoja për prodhimin dhe trafikun e drogës në të gjithë Afganistanin. Shumë kanë frikë se kjo stinë është një paralajmërim i hershëm për kultivim shumë më të lartë në të ardhmen”, shkruan NYT.
“Vitin e ardhshëm do të shihni të korrat e lulëkuqes”, thotëMohammed Omar, 54 vjeç, një tjetër fermer shege, teksa kalonte nëpër kopshtin e tij me duar të shtrënguara pas shpine. Me duart e tij nxori frutën e fundit të mbetur të sezonit nga degët me gjemba sipër. "Nuk ka asgjë tjetër”.
"Të gjithë po i presin pemët”

Në Arghandab, një lagje në veriperëndim të qytetit të Kandaharit dhe e ndarë nga një lumë gjarpërues me të njëjtin emër, shega është pa dyshim krenaria e Afganistanit Jugor dhe prej kohësh një eksport i vlefshëm. Fermerët, familjet e të cilëve kanë punuar në pemishte për shumicën e kohës që kujtohet, shënojnë ngarkesat e tyre në mënyrë që blerësit dhe eksportuesit të dinë se nga erdhi.
“Fruta e kuqe eksportohet tradicionalisht në Pakistan, Indi dhe ndonjëherë në Gjirin Persik, por kufizimet e fundit të kufijve dhe mbylljet e aeroporteve që nga marrja e pushtetit nga talebanët e kanë bërë tregtinë jashtëzakonisht të vështirë. Kufiri me Pakistanin herë është i mbyllur dhe nganjëherë i hapur, një model i shëmtuar që antagonizon pa fund fermerët dhe blerësit e shegës afgane teksa përpiqen të përcaktojnë kohën e korrjeve, shitjeve dhe eksporteve të tyre”, shkruan gazeta prestigjioze amerikane.
Megjithëse talebanët treguan një dëshirë për të ndaluar prodhimin e drogës pasi grupi mori pushtetin në gusht, në një intervistë të martën, zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, tha se nuk kishte asnjë plan për të ndaluar ose zhdukur kultivimin e lulëkuqes.
“Populli ynë po kalon një krizë ekonomike dhe ndalimi i njerëzve nga mjetet e tyre të vetme të të ardhurave nuk është një ide e mirë”, thotë Mujahid, por shton se talebanët po i inkurajonin fermerët të “gjejnë alternativa”.
“Kultivimi i lulëkuqes në Afganistan është rritur në mënyrë të qëndrueshme në vitet e fundit, pavarësisht miliarda dollarëve të shpenzuar nga Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët në përpjekjet kundër narkotikëve. Sipërfaqja totale e kultivimit të lulëkuqes në Afganistan u vlerësua në 224.000 hektarë në vitin 2020, një rritje prej 37 për qind nga viti 2019, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara.
“Është e turpshme, e dimë, por jemi të detyruar. Çfarë mund të bëjmë tjetër?” – thotë Omari për rritjen e lulëkuqes, duke qëndruar disa metra larg vendit ku Hamidi po i hidhte shegët e thara. "Të gjithë po i presin pemët”.