Botë

18 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të dielën

Foto: Ilustrim
 

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 18 të vdekur nga koronavirusi të dielën, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 2.633 testime janë regjistruar 389 raste pozitive me COVID-19, derisa janë shëruar 317 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 212.220 raste pozitive me koronavirus, 196.249 të shëruar dhe 7.436 viktima.