Botë

Ekstremisti që po fiton vëmendje me ndasitë racore

Descriptive Text

“Marshimi për të shpëtuar Amerikën”, që i parapriu kryengritjes vdekjeprurëse në Capitol të Washingtonit më 6 janar. Ditë përpara tubimit, Kirk u mburr në “Twitter” për dërgimin e autobusëve “të mbushur plot me patriotë në kryeqytetin e SHBA-së për të luftuar për këtë president”. Më vonë ai e fshiu postimin në “Twitter”

Charlie Kirk ishte 80 milje nga vendi ku u vra George Floyd. U përballë me një audiencë dërrmuese të racës së bardhë dhe deklaroi se do të thoshte gjëra “që askush nuk guxon t’i thotë me zë të lartë”. Ajo çfarë ndodhi ishte një ortek me pretendime dhe akuzash të rreme për Floydin, afro-amerikanin që vdiq në duart e policit në Minneapolis. Vdekja e tij shkaktoi reagim botëror mbi padrejtësinë racore dhe thirrje për ndryshim. Por, agjitatori konservator i racës së bardhë kishte një pikëpamje të kundërt që thoshte se Floydi ishte një njeri i pasinqertë dhe nuk meriton vëmendje.

Fyerja e bërë ndaj Floydit – baba 46-vjeçar, i dyshuar për dhënien e një kartëmonedhe të falsifikuar prej 20 dollarësh – kishte për qëllim të ishte tronditëse. Por kushdo që e njeh Kirkun nuk duhet të habitet. Për vite të tëra, aktivisti konservator dhe grupi i tij “Turning Point USA”, kanë krijuar një numër të madh të ndarjeve racore dhe kanë nxitur zemërim. Kirk lulëzoi gjatë mandatit të presidentit Donald Trump dhe zbarkoi pikat e të folurit në Konventën Kombëtare Republikane në vitet 2016 dhe 2020 dhe herë pas here duke e këshilluar Trump për mesazhet dhe taktikat e fushatës.

Tani 28-vjecari po zgjeron shtrirjen, duke u përpjekur të mbledhë një brez tjetër të konservatorëve të bardhë dhe të fyer. Në një turne nëpër qytete, kritikon shkollat dhe qeveritë lokale për mësimdhënie rreth racizmit, me një stil konfrontues që disa e quajnë të rrezikshëm. Megjithatë, Kirk po tërheq turma të mëdha mijëvjeçarësh dhe Gjeneratës Z, miliona ndjekës në internet dhe para të donatorëve, shpesh me pak vëmendje mediatike.

Nxitja e ekstremistëve

Kirk po ngjall frikë mes një grupi që po rritet në një kohë shqetësuese për shoqërinë, ka thënë Nekima Levy Armstrong, avokate dhe aktiviste për të drejtat civile në Minneapolis.

“Ai po e merr pakënaqësinë që disa njerëz mund të përjetojnë dhe po e kombinon atë me frymën racore, që është një kombinim i rrezikshëm në një vend që është ende në mes të trazirave racore”, ka thënë ajo.

Ashtu si shumë republikanë kryesorë, përfshirë guvernatorin e sapozgjedhur të Virxhinias, Glenn Youngkin dhe Trump, Kirk kap kundërshtimin ndaj teorisë kritike racore. Kuadri akademik dikur i errët është transformuar nga “konservatorë” në një term tërheqës për edukimin rreth përfshirjes, diversitetit dhe racizmit sistematik në SHBA.

Përgjigja e Kirkut është një kurrikulë alternative falas e njohur si “K-12”, e cila njihet si çelësi për “arsimin e parë amerikan të besueshëm, ndershëm dhe cilësor që ka për qëllim kryesisht edukimin e fëmijëve në shtëpi nga prindërit.

Është vetëm një mendim në portalin e zhurmshëm të përmbajtjes konservatore të Kirkut, i krijuar për të takuar të rinjtë të cilët kalojnë shumë kohë në internet. Ekziston gjithashtu një sërë podkastesh të organizuara nga Kirk dhe figura tjera konservatore, dhe një ueb faqe e quajtur “Professor Watchlist” për të etiketuar instruktorët të cilët diskriminojnë studentët konservatorë dhe avancojnë propagandën e të majtëve”.

“Turning Point Live” është një fjalim tre-orësh që synon të arrijë Gjeneratën Z dhe paraqet prezantuesin 20-vjecar John Root. Të ftuarit e fundit përfshijnë senatoren Marsha Blackburn nga Tennessee dhe përfaqësuesin e Ohajos Jim Jordan, të dy republikanë.

Dhe ka shumë shprehje, të tilla si: “Blijeni mallin. Shpëtojeni Amerikën”, sugjeron faqja.

Audienca “online” e “Turning Point USA” është e madhe dhe në rritje. Kishte mesatarisht 83 mijë vizitorë mujorë unikë gjatë tre viteve të fundit, por u rrit në një mesatare prej 111 mijë vitin e kaluar, sipas firmës së inteligjencës digjitale “Similarweb”. Ky është më shumë se trefishi i vizitorëve të uebfaqes së konservatores Laura Ingraham gjatë vitit të kaluar.
Ky organizim drejtohet pjesërisht nga të paktën një duzinë llogarish të rrjeteve sociale në Twitter, Facebook dhe Instragram që, të kombinuara, kanë më shumë se 10 milionë ndjekës në internet.

Image

Rrjeti fitimprurës

Paratë në rrjetin fitimprurës të Kirk kanë ndjekur këtë organizim. “Turning Point USA” është një organizatë jofitimprurëse që do të thotë se kontributet e të cilës mund të zbriten nga taksat dhe donatorët e saj nuk zbulohen. Por në vitin 2019, të dhënat tatimore janë publike dhe “Turning Point USA” mblodhi më shumë se 28 milionë dollarë, sipas dosjeve të “Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme”. Kjo është pothuajse dyfishi i asaj që u bë në vitin 2014, viti i parë i saj si një organizatë bamirëse e përjashtuar nga taksat.

Megjithatë “Turning Point USA” nuk duhet të zbulojë donatorët e saj, disa janë fondacione të krijuara nga konservatorë të pasur, të cilët raportojnë donacionet e tyre në IRS, në dosjet vjetore të taksave. Një liste e pjesshme duket si një listë e megadonatorëve konservatorë, duke përfshirë fondacionet e lidhura me rrjetin “Charles and David Koch”, megadonatorin e ndjerë Foster Friess dhe familjet “Uihlein” dhe “Bradley”, të cilët gjithashtu ndihmojnë në financimin e grupeve kryesore të politikave konservatore si Këshilli Amerikan i Shkëmbimit Legjislativ, Instituti Cato dhe Shoqëria Federaliste.

Kirk drejton gjithashtu një grup për mbledhjen e fondeve që synon posaçërisht avokimin politik. Ky grup “Turning Point Action”, ka miratuar disa kandidatë për kongres për vitin 2022. Lista përfshin Joe Kent të Uashingtonit, Catalina Lauf të Illinois, Anna Paulina Luna nga Florida dhe Max Miller nga Ohio, të gjithë kandidatë që konkurruan për të kundërshtuar anëtarët e Dhomës së “GOP” (partia e madhe e vjetër) që votuan për gjykimin e dytë të fajësisë ndaj Trump.

Kirk ka treguar një aftësi për të parashikuar zemërimin e momentit. Ai ishte i shpejtë për të kundërshtuar masat gjatë pandemisë për mbylljen deri në mëngjes, dhe më pas pati pretendime të rreme se Trump fitoi zgjedhjet e 2020-ës. Ai kishte sulmuar gjimnasten olimpike Simone Biles, duke fajësuar krimin e dhunshëm në përpjekjet për të zhvlerësuar financimin e departamenteve të policisë dhe muaj më parë se Youngkin të kapte zemërimin e prindërve në Virxhinia, Kirk ishte kthyer në teorinë kritike racore (të racave).

Lojtar i Trumpit

“Ai punon në kuadër të lëvizjes “Trump”. Ai është një barometër i mire i asaj që krahu i djathtë republikan mendon se mund t’ia dalë me të”, tha Michael Hayden, një zëdhënës i “Qendrës së Drejtësisë për Varfërinë në Jug”, një grup jofitimtar që gjurmon figura dhe organizata të ekstremit të djathtë.

“Turning Point USA” u rendit në mesin e 11 grupeve të përfshira në mitingun “Marshimi për të shpëtuar Amerikën” që i parapriu kryengritjes vdekjeprurëse në Capitolin të Washingtonit më 6 janar. Ditë përpara tubimit, Kirk u mburr në “Twitter” për dërgimin e autobusëve “të mbushur plot me patriot në kryeqytet të SHBA-së për të luftuar për këtë president.” Më vonë ai e fshiu postimin në “Twitter”.

Kontributet “online” në faqen e internetit të “Turning Point USA” u rritën menjëherë pas trazirave, sipas Similarëeb, i cili mund të gjurmojë shpeshtësinë e pagesave në internet, por jo edhe shumat. Kirk nuk është në mesin e më shumë se një duzinë organizatorëve të tubimit të thirrur nga komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve që hetojnë rrethimin e Capitolit. Një zëdhënës i komitetit nuk do të komentonte nëse Kirk është intervistuar apo kontaktuar nga komiteti.

Së fundmi Kirk, i cili nuk iu përgjigj kërkesave për intervistë, ka qëndruar jashtë titujve. Megjithatë, një ngjarje në Idaho tërhoqi vëmendjen muajin e kaluar kur një burrë bërtiti nga një turme: “Sa zgjedhje të tjera do të vjedhin para se t’i vrasim këta njerëz?”
Kirk u përgjigj duke denoncuar komentin, por fajësoi të majtën: “Ata po përpiqen t’ju bëjnë të bëni diçka që do të jetë e dhunshme, që do të justifikojë marrjen e lirisë tuaj.”

I rritur në periferinë e Çikagos me të ardhura të larta në Arlington Heights, Kirk u përfshi politikisht, duke u bërë vullnetarë në fushatat politike nëpër shkolla fillore dhe të mesme. Ngritja e tij e shpejtë filloi menjëherë pas shkollës së mesme kur la Kolegjin Harper, një kolegj komunitar i Çikagos, për të ndjekur aktivizmin politik dhe bashkëthemeloi “Turning Point USA” me aktivistin dhe mentorin e partisë së çajit në zonën e Cikagos, Bill Montgomery.
Turneu i Kirk “Ekspozimi i teorisë kritike ndaj racizmit” ka promovuar ndalesat e fundit në Alabama, Idaho, Michigan, Oregon, Karolinën e Jugut, Teksas dhe Vermont. Muajin e kaluar, ai mbushi një sallë vallëzimi të qendrës së kongreseve në Mankato, Minesota, me rreth 600 njerëz, kryesisht adoleshentë dhe student të kolegjit, të martën në mbrëmje.

Dikur një qendër bujqësore në jug të Minneapolis, Mankato është shndërruar në një mini-metro të larmishëm. Universiteti Shtetëror i Minesotës, fabrikat e prodhimit të ushqimit dhe kampusi satelitor i Klinikës Mayo kanë tërhequr të gjithë emigrantët afrikanë dhe latino-amerikanë, ndërsa popullsia e zezë është rritur në mënyrë të qëndrueshme.
Për 90 minuta, Kirk foli drejtpërdrejt me turmën pothuajse tërësisht të bardhë dhe u tha atyre se të majtët radikalë duan që ata të ndihen të turpëruar.
“Vetëm për shkak se je një person i bardhë nuk do të thotë që duhet të fillosh të kërkosh falje thjesht për mënyrën se si të ka krijuar Zoti,” tha ai.
Ai përsëriti pretendimet e zhvlerësuara gjerësisht në lidhje me dosjen kriminale të Floyd dhe sugjeroi se shkaku i vdekjes së Floyd ishte një mbidozë droge, në vend të vrasjes, siç zbuloi ekzaminuesi mjekësor.

Përktheu: Leutrime Rekaliu