Botë

Takimi i “miqve të vjetër” nën kërcënimin e “lojës me zjarrin”

Xi ka fajësuar Tajvanin për tensionet e fundit, duke vlerësuar se mbështetja amerikane për të jetësuar qëllimin për pavarësi, po shkakton pakënaqësi në rajon. Pekini akuzon Uashingtonin se po përdor Tajvanin për frenimin e Kinës
 

Sidoqoftë, dy palët kanë konfirmuar qëndrimet e tyre lidhur me çështjet që ndajnë Uashingtonin dhe Pekinin. Xi ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara dhe Tajvani po luajnë me zjarrin lidhur me çështjen e ishullit të vetëqeverisur që Kina e pretendon si pjesë të territorit të saj. SHBA-ja ëhstë zotuar ta ndihmojë Tajvanin. Liderët kanë folur edhe për çështje të tjera kontestuese

Kina ka mirëpritur takimin virtual të së martës ndërmjet presidentit Xi Jinping dhe homologut amerikan, Joe Biden, me shpresën se do të ketë marrëdhënie më të mira ndërmjet dy vendeve, derisa amerikanët janë treguar më të rezervuar në kohën kur dy fuqitë më të mëdha botërore po mundohen t’i ulin tensionet e gjithë vitit.

Liderët duket se lanë mënjanë gjuhën e ashpër në takimin e parë formal prejse Bideni mori drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Xi e ka përshëndetur shefin e Shtëpisë së Bardhë si “mik të vjetër”, ndërkaq zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinez, Zhao Lijan, ka thënë se diskutimi ishte miqësor dhe konstruktiv.