Më 25 tetor në Hamburg ateroi një aeroplan i kompanisë Pegasus-Airlines. Aeroplani ishte nisur nga Stambolli.
Me t’u larguar nga aeroplani pasagjerët, vetëm një person kishte mbetur ulur dhe ishte pa ndjenja. Kur po largohej ekuipazhi pa personin. U shokua, pasi 51-vjeçari ishte pa shenja jete, shkruan Bild.
Fillimisht pati frikë, që trupi i 51-vjeçarit ishte futur në aeroplan nga ndokush qysh në Stamboll. Mirëpo, ky dyshim nuk doli i vërtetë.
Autoritetet besojnë se personi nga Schleswig-Holstein, ka vdekur gjatë fluturimit. Gjatë obduksionit është konstatuar se i ndjeri ishte i infektuar me koronavirus. Se si ka arritur të fluturojë personi i infektuar me virus, autoritetet janë duke hetuar.