Botë

Bie teleferiku në Liberec të Çekisë, vdes një person

 

Një person ka vdekur në Republikën Çeke pasi ka rënë kabina e teleferikut duke u përplasur në mal. Rasti ka ndodhur në veri të Liberecit, derisa mediat ndërkombëtare shkruajnë se të paktën 15 persona janë lënduar.

“Derisa ishte në lëvizje, një kabinë ra. Brenda saj ishte një person që nuk iu mbijetoi plagëve”, ka thënë Michael Georgiev, zëdhënësi i Njësisë së Shpëtimit.