Prokurori i Kalifornisë u ka bërë thirrje blerësve të gjërave ushqimore që të kenë kujdes nga kanabisi që po shitet me mbështjellës çipsash dhe sheqerkash.
Kanabisi është duke u shitur online edhe nëpër dyqanet e palicencuara. Sipas prokurorit të Kalifornisë, në kanabisin e shitur gjendet materia kimike T-H-C, që është shumë helmuese.
Policia ka nisur hetimet për t’i gjetur shitësit e kanabisit me mbështjellës të produkteve ushqimore.