Shitoret restorantet dhe shkollat në Moskë janë mbyllur, ndërsa Rusia është duke luftuar rritjen e numrit të rasteve të vdekjes nga COVID-19 dhe të rasteve të infeksionit.
Vetëm shitoret esenciale si supermarketet dhe farmacitë janë lejuar të qëndrojnë të hapura në Moskë, ndërsa restorantet mund të ofrojnë vetëm shërbimin merre me vete.
Autoritetet i kanë dhënë punonjësve nëpër Rusi nëntë ditë pushim nga e shtuna, në tentim për të ulur numrin e të infektuarve.
Rusia ka raportuar për 1159 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Shifrat zyrtare të infektuarve të rinj është 40.096 nëpër 85 rajone në Rusi, një rekord tjetër.
Shifra totale e të vdekurve në Rusi nga COVID-19 ka arritur në mbi 230 mijë, që është shifra më e madhe në Evropë dhe një ndër më të mëdhatë në botë. Mbyllje e fundit e madhe e Rusisë ishte në maj-qershor 2020.
Numri i të vaksinuarve në Rusi vazhdon të mbetet i ulët. Deri në 23 tetor shifra ishte 32.8 për qind.
Shumë rusë kanë hezitime për të marrë vaksinën Sputnik V për COVID-19, që njihet ndërkombëtarisht se të ofron mbrojtje nga COVID-19.