Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vërshimet fatale shkaktojnë dëme të mëdha në Sicili

Trupi i një 67-vjeçari, i cili ishte bartur nga lumi i vërshuar, është gjetur në një plantacion në Sicili.

Ekipet e shpëtimit ende po kërkojnë gruan e burrit të ndjerë. Zjarrfikësit kanë thënë se makina e çiftit ishte bartur nga rryma e ujërave dy kilometra përgjatë territorit me dy metra thellësi pas reshjeve të dendura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Reshjet e fundit kanë vërshuar rrugët dhe kanë bllokuar makinat në rajonin jugor të Italisë. Raportohen edhe për persona të ngujuar në shtëpi, për shkak të pamundësisë për të dalë nga niveli i lartë i ujit.

Fluturimet drejt aeroporteve të Katanias dhe Palermos janë devijuar për aeroporte të tjera. Ekipet e shpëtimit kanë kryer qindra operacione në Sicili. Shumica për nxjerrën e njerëzve të bllokuar në shtëpi e makina. Edhe shkollat janë mbyllur të hënën në krejt Sicilinë.