Është duke vazhduar publikimi i dokumenteve të brendshme që së fundmi u ofruan nga ish-punëtorja e Facebookut, Frances Haugen. Ato shfaqin rrjetin social më të fuqishëm në botë, Facebookun, se si u pjesë e trazirave në Washington, janarin e këtij viti. Pos kësaj, dokumentet të marrë nga Agjencia e lajmeve The Association Press (AP).
Dokumentet e fundit flasin për gabimet që Facebooku i ka lëshuar gjatë filtrimit të termave dhe fjalëve të përdorura nga miliona përdorues.
“Facebooku është tepër efektiv për t’i hequr përmbajtjet të dyshuara për terrorizëm në gjuhën arabe, mirëpo kjo shkaktoi fshirjen e shumë përdoruesve arabë, duke mos i kuptuar konkretisht përmbajtjet e tyre në këtë gjuhë. Kjo ka çuar në akuzat ndaj rrjetit social për ‘mbytje të lirisë së fjalës’, thuhet në dokumentet.
Facebooku akuzohet se po humbet kontrollin e tij, duke i mbivlerësuar përdoruesit, me ç’rast duke fituar shuma të mëdha përmes reklamuesve.
Dokumente dhe të dhëna të tjera është paralajmëruar të publikohen në vijim.