Botë

Aktivistët e barazisë po kërkojnë që të largohet diskriminimi ndaj flokëve afro

Dredhat e bukura afrikane mund ta sfidojnë gravitetin, por shpeshherë edhe mund të jenë në kundërshtim me standardet e pranuara të bukurisë, duke u bërë shkak për diskriminim në vendin e punës.

Floktarja e kaçurrelave Chikezie i konsideron flokët si shumë të rëndësishme për dukjen.

Ajo ka treguar se ka shumë kërkesa për stile natyrale flokësh, që nuk ndodhte 30 vjet më parë, kur e kishte hapur sallonin.

“Dikur kishim klientë që vinin, të cilët bëheshin avokatë, mbase i kishin flokët me stilin “dreadlocks” për një kohë të gjatë dhe kishin ardhur vërtet të shqetësuar se nuk do të pranoheshin ashtu dhe donin t’i pritnin flokët. Dhe kjo më shqetësonte thellë”.

Tri dekada më vonë, ky fenomen nuk është zhdukur, sipas Christine Emelone.

“Shkova për të punuar në një restorant dhe hyra me flokët e mi natyralë dhe menaxheri më tha të kthehesha në shtëpi. Isha shumë e tronditur dhe e mërzitur. Nuk e prisja që të ishte problem kaq i madh dhe isha vërtet e mërzitur që kolegët e mi po paguheshin atë ditë dhe unë nuk isha në punë vetëm për shkak të stilit të flokëve”.

Një grup për barazi mes racash i është drejtuar Komisionit të Barazisë dhe të Drejtave të Njeriut, duke bërë thirrje që flokët kaçurrela të bëhen karakteristikë e mbrojtur.