Botë

Huawei pagoi 500 mijë dollarë për aktivitete lobuese në Shtëpinë e Bardhë

Kompania kineze Huawei nga korriku deri në shtator i ka paguar 500 mijë dollarë lobistit demokrat Tony Podesta për të lobuar në Shtëpinë e Bardhë.

Huawei ka kryer pagesa për të anuluar dekretet presidenciale që e penguan të kryente biznes me kompanitë amerikane, përfshirë kompanitë e rëndësishme si Google, Qualcomm dhe Intel gjatë periudhës së ish-presidentit, Donald Trump.

Në raportin federal të lobimit të njoftuar për publikun lidhur me aktivitetet lobuese është vërejtur se kompania kineze e telekomunikimit ndaj lobistit demokrat Tony Podesta që njihet për afërsinë me Hillary Clinton ka paguar 500 mijë dollarë për të lobuar te presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Në raport thuhet se pagesa është kryer në tremujorin e tretë të vitit 2021, i cili përfshin muajt korrik, gusht dhe shtator.

Gjithashtu në raportin federal të lobimit që i është paraqitur Kongresit është zbuluar se Huawei ka shpenzuar rreth 1.4 milionë dollarë për aktivitetet lobuese federale në tremujorin e tretë të vitit 2021.

Teksa kompania në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka shpenzuar vetëm 100 mijë dollarë, në tremujorin e dytë të këtij viti ajo ka shpenzuar 1.1 milion dollarë.