Botë

Stafi shëndetësor marshon ndaj vaksinimit obligues në Greqi

Me qindra punëtorë të spitalit shtetëror në Greqi kanë marshuan të enjten nëpër rrugët e Athinës, si pjesë e grevës 24-orëshe ndaj mungesës së stafit dhe vaksinimit të detyrueshëm kundër COVID-19.

Rreth 500 protestues kanë marshuar në qendër të kryeqytetit, duke bërtitur slogane dhe duke bartur pankarta kundër Ministrisë së Shëndetësisë.

Sindikata që përfaqëson mjekët, infermierët dhe pjesën tjetër të stafit shëndetësor është ngritur kundër planeve të Qeverisë, për të cilat pretendohet se e rëndojnë mungesën e stafit dhe çojnë drejt zgjatjes së orarit të tyre të punës.

Punëtorët shëndetësorë kërkojnë gjithashtu që të përfshihen në listën e profesioneve që përfitojnë nga pagesat shtesë.

E përballur me rritjen e numrit të infektimeve me koronavirus dhe me hezitimin e madh për vaksinim, Qeveria ka zbatuar një sërë ndëshkimesh, por edhe shtysa për t’i trimëruar grekët që të vaksinohen kundër COVID-19.