Botë

Republika Srpska u hap rrugën strukturave paralele në Bosnjë

 

Kërcënimet shumëvjeçare të udhëheqësve të entitetit Republika Sërpska të Bosnjë dhe Hercegovinës, për shkëputje dhe për ndarje të vendit, mbase kanë filluar të zbatohen në praktikë.

Institucionet e Republika Sërpskës në periudhën e fundit kanë marrë vendime që, nga zyrtarët tjerë, nga ekspertët dhe nga komuniteti ndërkombëtar, janë parë si kërcënim ndaj rendit kushtetues të vendit.