Botë

Trump prezanton “TRUTH Social”, rrjetin social me të cilin synon të rivalizojë Facebook e Twitter

 

Nëntë muaj pasi ishte bllokuar nga Twitteri e Facebooku për rolin e tij në trazirat në Capitol më 6 janar, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se po lanson një kompani të re mediale me platformën e saj të rrjeteve sociale.

Trump ka thënë se synimi i lansimit të Trump Media & Technology Group dhe aplikacionin “TRUTH Social”, është për të krijuar rivalitet me kompanitë e mëdha teknologjike që e kanë bllokuar atë dhe i kanë mohuar atij megafonin që ishte parësor për ngritjen e tij kombëtare.