Botë

Kur kobra u bë “armë” vrasjeje në Indi

Descriptive Text

Javën e kaluar, një indian iu dha një dënim i rrallë i dyfishtë i përjetshëm për vrasjen e gruas së tij duke bërë që një kobra ta kafshojë.

Në prill të vitit të kaluar, 28 vjeçari Suraj Kumari paguajti 92 dollarë për një kobra helmuese. Tregtia me gjarpërinj është ilegale në Indi, kështu që Suraj e bleu nga një kapës gjarpërinjsh në Kerala.

Suraj hapi një vrimë në shishen e plastikës që ajri të futej, e futi kobrën aty dhe e mori në shtëpi, shkruan BBC.

13 ditë më vonë, e futi në një qese dhe shkoi në shtëpinë e familjes së gruas së tij ku gruaja Uthra po trajtohej nga një kafshim misterioz i gjarprit.

52 ditë më vonë u kthye nga spitali pasi kaloi tri operacione të vështira nga këmba e infektuar nga kafshimi. Më 6 maj, hetuesit thanë se Uthra po rikuperohej ende kur mori një lëng frutash nga bashkëshorti bashkë me ilaçe. Më pas Suraji solli kobrën dhe e lëshoi te gruaja që po flinte. në vend se ta sulmonte, gjarpri doli jashtë shtratit. Suraj e mori e afroi sërish pranë gruas, por sërish u largua. Për të tretën herë ai kapi kokën e kobrës dhe e afroi te dora e Uthras.

Policia arrestoi Surajin më vdekjen e pazakontë të bashkëshortes. Mbi 90 persona dëshmuan për rastin, përfshirë ekspertë. Kapësi i gjarpërinjve dëshmoi se i kishte shitur Surajit dy gjarpërinj.