Botë

15 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë V. në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 15 të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 487 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja janë nga testimi i 3491 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 1487 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 198.156 raste me koronavirus, ndërsa 6998 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19.

Janë shëruar 185.459 qytetarë. Janë 5699 raste aktive.