Tash e një muaj, vajzat afgane po qëndrojnë të mbyllura, pa pasur të drejtë të shkollohen. Kjo sepse me ardhjen në pushtet, talebanët morën vendim që në shkolla të shkojnë vetëm meshkujt. Afganistani është shteti i vetëm në botë që ua ndalon gjysmës së popullsisë të arsimohen, shkruan BBC.
“Jam e shkatërruar. Kam studiuar për 11 vjet pavarësisht rreziqeve. edhe kur ishte gjendja e keqe, nuk e dinim nëse do të ktheheshim të gjalla nga shkolla. Babai im ka punuar shumë që të na sigurojë lapsa dhe fletore. Dhe pas të gjitha sfidave, jemi detyruar të qëndrojmë në shtëpi”, ka rrëfyer një vajzë që po e përjeton shumë rëndë ndalimin e shkuarjes në shkollë.
Për klasat fillore, ligji taleban thotë se nxënësit duhet të jenë në bazë të gjinisë.