Botë

Tetova në balotazh, prin BDI-ja

Descriptive Text

Nga votat e përpunuara prej 108 nga gjithsej 117 vendvotime, sipas rezultateve të publikuara në faqen e KSHZ-së, në Tetovë më tepër vota aktualisht ka kandidatja e BDI-së dhe kryetarja aktuale, Teuta Arifi, respektivisht 10.157 vota, ose 28.87 për qind.

I dyti renditet Bilall Kasami nga Lëvizja Besa, me 27.75 për qind të votave, ose me 9.761 vota të fituara.

Sipas rezultatit aktual, kjo komunë shkon në balotazh.

Ndërkohë, në komunën e Çairit deri më tani janë përpunuar votat e 61, nga gjithsej 86 vendvotime.

Sipas rezultatit aktual, në Çair më tepër vota aktualisht ka kandidati i BDI-së, Visar Ganiu, respektivisht 8.933 vota, ose 49.56 për qind.

I dyti renditet Bekim Sali nga ASH-AAA, me 36,89 për qind të votave, ose me 6.648 vota të fituara.