Nga votat e përpunuara prej 108 nga gjithsej 117 vendvotime, sipas rezultateve të publikuara në faqen e KSHZ-së, në Tetovë më tepër vota aktualisht ka kandidatja e BDI-së dhe kryetarja aktuale, Teuta Arifi, respektivisht 10.157 vota, ose 28.87 për qind.
I dyti renditet Bilall Kasami nga Lëvizja Besa, me 27.75 për qind të votave, ose me 9.761 vota të fituara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas rezultatit aktual, kjo komunë shkon në balotazh.
Ndërkohë, në komunën e Çairit deri më tani janë përpunuar votat e 61, nga gjithsej 86 vendvotime.
Sipas rezultatit aktual, në Çair më tepër vota aktualisht ka kandidati i BDI-së, Visar Ganiu, respektivisht 8.933 vota, ose 49.56 për qind.
I dyti renditet Bekim Sali nga ASH-AAA, me 36,89 për qind të votave, ose me 6.648 vota të fituara.