Autoritetet në Australi kanë realizuar një prej aksioneve më të mëdha kundër drogës në histori të shtetit.
Të shtunën janë sekuestruar 450 kilogramë teksa policia ka thënë se me këtë aksion janë shpëtuar 225 jetë.
Droga ishte fshehur në një kontejner me pllaka. Autoritetet kanë arrestuar një person nga Malajzia, i cili në fillim të muajit kishte tentuar të kontrabandonte kontejnerin në Australi.