Botë

Dënohet me burgim të përjetshëm milioneri 78-vjeçar

 

Milionerit të famshëm amerikan, Robert Durst, i është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm për vrasjen e mikes, Susan Berman.

Durst ishte akuzuar se në 2000-n e kishte vrarë Bermanin, me qëllim të pamundësimit të kontaktit me Policinë rreth zhdukjes së bashkëshortes së tij. Atëbotë, viktima ishte gjetur e vrarë me plumb në kokë, raporton BBC.