Botë

Para Gjykatës Ndërkombëtare, Armenia akuzon Azerbajxhanin për urrejtje etnike

FOTO: AP
 

Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin për promovimin e vazhdueshëm të urrejtjes etnike. Këto akuza shteti armen i ka adresuar në ditën kur ka nisur procesi gjyqësor në Gjykatën Ndërkombëtare.

Procesi gjyqësor ka nisur me kërkesë të Armenisë për të vendosur masa me qëllim që Azerbajxhanit t’i pamundësohet shkelja e konventave ndërkombëtare për diskriminimin etnik.