Presidenti i Letonisë, Egils Levits, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ai është testuar pas rikthimit të mërkurën mbrëma nga vizita në Suedi, ka njoftuar Presidenca e Letonisë.
Sipas Presidencës, simptomat janë të buta dhe presidenti po ndjehet mirë.
Ishte planifikuar që Levits të takohej me presidentin e ri të Estonisë, Alar Karis sot në Riga. Por, është shtyrë kjo, siç është shtyrë edhe takimi me presidentin e Rumanis, Klaus Iohannis, i paraparë të mbahet të premten.