Botë

SHBA-ja dhe Izraeli po shqyrtojnë Planin B ndaj Iranit

Foto: AP
 

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli thonë se janë duke shqyrtuar një Plan B për Iranin nëse ky vend nuk kthehet në negociatat që synojnë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid, thanë se të dyja vendet tashmë kanë filluar diskutimet për "opsione tjera" nëse Irani refuzon ofertën për t’iu rikthyer zbatimit të plotë të marrëveshjes.