Botë

Putin: Kremlini ka marrëdhënie konstruktive me Washingtonin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar të mërkurën se Kremlini ka marrëdhënie “konstruktive” me Washingtonin, duke shprehur besimin se interesat e përbashkëta do të ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes SHBA-së e Rusisë.

Duke folur gjatë një konference ndërkombëtare në Moskë, lidhur me energjinë, Putini po ashtu ka deklaruar se Rusia është e gatshme që të rrisë furnizimet me gaz natyror, për të ndihmuar në qetësimin e tregjeve nervore të energjisë në Evropë, duke këmbëngulur se vendi i tij dëshiron që çmimet të mbeten të qëndrueshme.

Ai hodhi poshtë akuzat nga disa ekspertë dhe politikanë evropianë se Rusia ka ndaluar furnizimin me gaz dhe ka bërë që çmimet e energjisë të rriten.

Udhëheqësi rus gjithashtu hodhi poshtë kritikat për një goditje të vazhdueshme të brendshme ndaj mediave kundërshtare dhe të pavarura.