Një 100-vjeçar doli para gjyqit të enjten në Gjermani, i akuzuar si bashkëfajtor në vrasje për shërbimin si roje në kampin nazist të përqendrimit “Sachsenhausen” pranë Berlinit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai akuzohet me 3.518 akuza për ndihmë në kryerjen e vrasjeve. I dyshuari i identifikuar vetëm si Josef S., dyshohet se punoi në Sachsenhausen mes vitit 1942 dhe 1945 si anëtar i krahut paramilitar i Partisë Naziste.
Avokati i të dyshuarit ka thënë se klienti i tij nuk do të japë koment mbi akuzat me të cilat ngarkohet, raportoi agjencia e lajmeve gjermane DPA.
Autoritetet kanë thënë se i akuzuari konsiderohet i aftë që të qëndrojë në gjyq pavarësisht moshës së tij.
Mbi 200.000 njerëz u mbajtën në Sachsenhausen mes viteve 1936-1945. Qindra mijëra të burgosur vdiqën nga uria, sëmundjet dhe shkaqe të tjera, ashtu si edhe nga eksperimentet mjekësore dhe sistematike të operacioneve sistematike të shfarosjes së nazistëve, përfshirë vrasjet me armë, varjet dhe mbytjen me gaz.
-
Gjykata gjermane insiston që 100-vjeçari që punonte roje në kampin nazist të gjykohet
-
Ish-gardiani nazist 101 vjeç dënohet me pesë vjet burgim për vrasje
-
Ish-roja i kampit nazist në gjyq për 3500 vrasje
-
Gjykata lë në fuqi dënimin për 99-vjeçaren që punonte në një kamp nazist
-
97-vjeçarja shpallet bashkëfajtore për krimet naziste