Botë

Finlanda pezullon vaksinën Moderna për të rinjtë

 

Finlanda të enjten pezulloi përdorimin e vaksinës anti-COVID të Modernës (MRNA.O) për meshkujt më të rinj për shkak të raportimeve për një efekt anësor të rrallë kardiovaskular, duke iu bashkuar Suedisë dhe Danimarkës në kufizimin e përdorimit të saj.

Mika Salminen, drejtoreshë e Institutit Shëndetësor finlandez, tha se Finlanda në vend të kësaj do të jepte vaksinën e Pfizer për burrat e lindur nga viti 1991 e më vonë. Finlanda ofron vaksinë edhe për fëmijët e moshës 12 vjeç e lart.