Botë

Të shtëna pranë një xhamie në Francë, tetë të plagosur

Tetë persona janë plagosur nga të shtënat jashtë një xhamie në jug të Francës.

Dy të dyshuar të maskuar që mbanin pistoletë dhe armë gjahu, arritën me një Renault Clio dhe u afruan drejt myslimanëve që ishin duke u lutur në xhaminë Arrahma në Avignon dhe i sulmuan, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Policia ka njoftuar se ky incident nuk po trajtohet i tillë si sulm terrorist.

Nga ky sulm kanë mbetur të lënduar tetë persona, katër prej tyre ishin familjarë përfshirë këtu edhe një 7 vjeçare.