Botë

Ish-presidenti arrestohet pak orë pas kthimit në Gjeorgji

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, ka thënë të premten se ish-presidenti i vendit, Mihail Sakashvilli, është arrestuar vetëm disa orë pasi që ai ka njoftuar se është kthyer nga mërgimi, në prag të zgjedhjeve lokale.

Garibashvilli ka njoftuar në një konferencë për media se Sakashvilli është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërkaq nuk ka ofruar hollësi të tjera.

Vendndodhja e Saakashvilit ka qenë e panjohur për disa orë, pasi ai e postoi një video në rrjetin social Facebook mëngjesin e së premtes, duke thënë se është në qytetin Batumi, ku ishte kthyer pas tetë vjetësh që nga largimi prej shtetit të Kaukazit Jugor.

Sakashvilli kishte braktisur vendin pas zgjedhjeve të 2013-s, në të cilat nuk ka mundur të garonte.

Më 2018, gjykatat gjeorgjiane e shpallën fajtor dhe e dënuan në mungesë me gjashtë vjet burgim.