Një grua në Indi sulmohet me acid për të pestën herë

Një grua në Indi sulmohet me acid për të pestën herë

02 July 2017 19:33

Një grua në shtetin indian të Uttar Pradesh, e cila i mbijetoi disa herë përdhunimeve nga një bandë, e më pas edhe katër sulmeve me acid, përsëri ka qenë shënjestër e një sulmi me acid.

Ajo u sulmua jashtë një hoteli, derisa ishte duke marrë ujë nga një pompë dore, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Pas 4 sulmeve të mëparshme me acid, ajo kishte qenë nën mbikëqyrje nga ana e policisë, megjithatë nuk arritën ta mbronin as këtë herë.

Dy të dyshuar të cilët e kishin sulmuar më parë më acid janë përballur me gjyqin por që përsëri janë liruar me kusht.

Sipas shifrave nga ana e qeverisë, janë me qindra sulme që ndodhin çdo vit në Indi.

Viktimat kryesisht janë gra dhe rastet më të mëdha ndodhin nga partnerët e tyre xheloz.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme