Së paku 116 persona kanë vdekur në përleshje mes bandave rivale në një burg në Ekuador, kanë njoftuar zyrtarët, duke e bërë këtë dhunën më të rëndë në burgje në histori të shtetit të Amerikës së Jugut, raporton BBC.
Së paku dhjetë prej viktimave i është prerë koka në përleshjet e të martës në burg në qytetin Guayaquil, ndërsa tjerët janë qëlluar me armë për vdekje.
Në burgun Litoral Penitentiary janë të burgosur banda ekuadoriane që mendohet se kanë lidhje me kartelet meksikane të drogës.
Konsiderohet një prej burgjeve më të rrezikshme në Ekuador.
Komandanti i Policisë, Fausto Buenano, ka thënë se të burgosurit po ashtu kanë hedhur granata. U desh plotë 400 policë për të rikthyer kontrollin.
Mediumet lokale raportojnë se kryengritja është urdhëruar nga bandat e fuqishme meksikane të trafikimit të drogës, që tash operojnë në Ekuador.
Drejtori i shërbimeve të burgjeve në Ekuador, Bolivar Garzon, i ka thënë një radio lokale se situate ishte e tmerrshme.