Botë

Papa Françesku bën thirrje për ndihmë të zhvendosurve

Papa Françesku ka bërë thirrje të dielën për një botë gjithëpërfshirëse dhe ka kërkuar që të mos u mbyllen dyert emigrantëve në kohën kur Kisha Katolike po shënon 107-vjetorin e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve.

Në fjalimin e së dielës, Françesku i ka inkurajuar njerëzit që të frymëzohen nga vlerat e krishtera dhe nga skulptura e engjëjve që ndodhet në Sheshin e Shën Pjetrit, që përshkruan emigrantët dhe refugjatët me të kaluar të ndryshme kulturore dhe racore të periudhave të ndryshme historike.

Papa është lutur edhe për njerëzit e prekur nga shpërthimi i vullkanit në ishullin spanjoll, La Palma.