Botë

Forcat izraelite vrasin katër palestinezë në Bregun Perëndimor

Të paktën katër njerëz të armatosur palestinezë janë vrarë gjatë një përleshjeje me forcat izraelite, gjatë një operacioni gjithëpërfshirës të arrestimit në Bregun Perëndimor, për goditjen e grupit militant islamik Hamas të dielën, bëri të ditur ushtria izraelite.

Dhuna e së dielës ishte ndër më vdekjeprurëse mes trupat izraelite dhe militantëve palestinezë, në Bregun e okupuar Perëndimor, në javët e fundit.

Dhuna shpërtheu pas tensioneve të larta për shkak të luftës 11-ditore të këtij viti mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një palestinez është goditur për vdekje në Jenin, në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të okupuar, ndërkaq tre të tjerët janë vrarë në Biddu, që ndodhet në veri të Jerusalemit.

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet ka deklaruar se forcat e sigurisë së Izraelit në Bregun Perëndimor, kanë vepruar kundër operacioneve të Hamasit “të cilat ishin gati të kryenin sulme terroriste në një të ardhme të afërt”.