Botë

Tre fëmijë gjenden të vdekur në një banesë në Zagreb, dyshohet se u vranë nga i ati

Foto: Index.hr
 

Tre fëmijë janë gjetur të vdekur në një apartament në kryeqytetin e Kroacisë të shtunën, krahas një burri që kishte tentuar vetëvrasjen. Sipas raportimeve, dyshohet se fëmijët janë vrarë nga babai i tyre.

Zyrtarët policorë kanë shkuar në banesë rreth orës 02:00 të natës, pasi kishin marrë një thirrje për tentim vetëvrasjeje.