Botë

Kina liron dy qytetarët kanadezë, pas lirimit të shefes së Huaweit nga SHBA-ja

Dy qytetarë kanadezë janë liruar nga burgu në Kinë dhe janë duke udhëtuar drejtë Kanadasë, ka bërë të ditur kryeministri i këtij vendi Justin Trudeau.

Michael Spavor dhe Michel Kovrig, ishin akuzuar për spinuazh në vitin 2018, pak pasi policia në Kanadë kishte arrestuar shefen kineze të Huaweit, me urdhër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shefja e Huaweit, Meng Wanzhou, është larguar nga Kanada të premten, pas një marrëveshjeje me prokurorët amerikanë.

Burgimet e dy anshme kanë shkaktuar tensione diplomatike për disa vjet, ndërmjet dy shteteve.

Kritikët kanë akuzuar Kinë se ka burgosur kanadezët në shenjë hakmarrje për arrestimin e Mengut, për t'i përdorur për negociim politik, mirëpo Beijingu i ka mohuar fuqishëm këta zëra.

Ndërkohë, dy shtetasit kanadezë e kanë deklaruar pafajësinë e tyre gjatë gjithë kohës.

Shefja e Huaweit, Meng Wanzhou dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë të premten arritën një marrëveshje për të shtyrë ndjekjen penale të akuzave amerikane kundër saj deri në fund të vitit 2022, pas së cilës pika mund të hiqet tërësisht.

Marrëveshja, e cila i lejoi Mengut të kthehej në Kinë, mund të përfundojë një sagë ligjore gati tre-vjeçare që ka ndërlikuar marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Kanadasë.