Botë

Koreja e Veriut thotë se është e gatshme t’i rinisë bisedimet për paqe me atë të Jugut

Kim Yo-jong, motrat e liderit të Koresë Veriore, Kim Jon-un, ka deklaruar se janë të gatshëm t’i rinisin bisedimet me Jugun në rast se ajo i përfundon “politikat e saj armiqësore”

Kim Yo-jong ka deklaruar se po i përgjigjet një thirrjeje të Jugut për të zyrtarizuar fundin e Luftës Koreane. Konflikti, që ndau gadishullin në dysh, mbaroi në 1953-n me një armëpushim pa trakt paqeje.

Të dy vendet kanë qenë teknikisht në luftë dhe që atëherë qëndrojnë të mbyllur, pa marrëdhënie.

Gjatë kësaj jave, udhëheqësi i Koresë së Jugut, Moon Jae, u bëri thirrje dy koreve dhe aleatëve të saj, SHBA-së, të deklarojnë përfundimin zyrtar të konfliktit dhe të sjellin paqen në vend.

Për paqen, ideja u hodh poshtë menjëherë nga një ministër i Koresë së Veriut, nën arsyetimin se është “e parakohshme”. Megjithatë, idenë për paqe e quajti të admirueshme motra e Kim Jong-unit.

“Jugu duhet hequr dorë nga qëndrimet dypalëshe, paragjykimet, zakonet e këqija dhe qëndrimi armiqësor për të justifikuar veprimet e tyre. Ndërsa, fajësojnë ushtrimin e së drejtës tonë për vetëmbrojtje”, ka thënë ajo.

“Vetëm kur përmbushet një parakusht i tillë, do të ishte e mundur të uleshim ballë për ballë dhe të shpallnim përfundimin domethënës të luftës.”