Botë

Një shtetas i Serbisë merr peng autobusin në Gjermani, arrestohet

Foto: News5
 

Një pjesë e autostradës mes Nurnbergut dhe Ingolstadt, është mbyllur të martën, për shkak të një incidenti ku thuhet se është përfshirë një pasagjer i armatosur në autobus, raporton agjencia AP.

Sipas “B92” bëhet fjalë për autobusin e kompanisë serbe “Lasta” të linjës Dortmund – Beograd, ndërsa thuhet se pasagjeri, shtetas i Serbisë, F.K. është futur në autobus në Frankfurt dhe ka sulmuar fizikisht dy pasagjerë. Mësohet se autobusi ishte duke udhëtuar për në Serbi.