Botë

Jeta në limbo e të ikurve nga Trumpi

Me qindra persona që ikën në Kanada për t’iu shpëtuar masave të presidentit amerikan, Donald Trump, kundër emigrantëve ilegalë, janë lënë në harresë, si pasojë e sistemit të stërngarkuar refugjatësh dhe po përballen me telashe për të gjetur vende pune, qëndrim të përhershëm apo edhe për t’i regjistruar fëmijët e tyre në shkolla.

Aktualisht kompletimi i aplikimeve për status refugjati po zgjasin më shumë se kurrë më parë në pesë vjetët e fundit, kanë treguar të dhënat e papublikuara deri më tani të Bordit të Emigracionit dhe Refugjatëve.

Afatet e pritjes pritet që të zgjaten edhe më shumë, pasi IRB-ja ka caktuar në prill “diç më shumë se gjysmën” e 127 anëtarëve të saj të tribunalit që duhet të përqendrohen në rastet e vjetra, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Numri i seancave të shtyra të dëgjimit më shumë se është dyfishuar nga viti 2015 në atë 2016 dhe kjo shifër pritet të rritet sërish sivjet.

Seancat dëgjimore janë qenësore për përcaktimin e statusit legal të një aplikuesi në Kanada. Pa këtë status, ata kanë vështirësi që t’i bindin punëdhënësit t’i pranojnë apo pronarët e tokave që t’u japin atyre prona me qira.

Aplikuesit nuk mund të qasen në hua apo ndihmat financiare për studentët e as të rifreskojnë kredencialet e tyre akademike apo profesionale për t’i përmbushur standardet kanadeze... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.